Seria A

Arrin marrëveshjen me Milan, Reina pritet të zhvillojë vizitat mjekësore

Shtypi italian ka bërë të ditur se Pepe Reina, portieri i Napoli-t, do të zhvillojë vizitat mjekësore me Milan javën e ardhshme. Kontrata e portierit skadon në fundin e këtij sezoni dhe thuhet se spanjolli ka arritur një marrëveshje me kuqezinjtë.

Sipas rregullores së FIFA-s, “Djalli” duhet të informojë klubin aktual të Reina-s kur arrin marrëveshjen mbi kontratën dhe Radio CRC ka bërë të ditur se napolitanët kanë dhënë miratimin e tyre për zhvillimin e vizitave mjekësore.

Nuk është akoma e qartë se ku do të zhvillohen këto vizita, por ka shumë mundësi që të ndodhë javën e ardhshme. Reina pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit të tretë.

Më shumë nga Seria A