Formula 1

Arrivabene: Ferrari zhgënjeu në Spanjë, por s’ka vend për panik

Për Ferrarin gara e fundit në Barcelonë ishte një zhgënjim, pasi Vettel u rendit në vendin e katërt, ndërsa Raikkonen u tërhoq shumë shpejt nga gara, për shkak të një problemi në njëvendëshen e tij. Një makinë që ishte e pafuqishme të duelonte me Mercedes, madje edhe me Red Bull, që në këtë pistë ishin më superiore se “kokëkuqja”, që humbi mjaft pikë në renditjen për skuadra. “Në shumë këndvështrime, kjo ishte një fundjavë e vështirë, ku asgjë nuk shkoi ashtu si duhet”, tha Maurizio Arrivabene, shefi i Ferrarit.

Megjithatë, Arrivabene i kërkon të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos i zërë paniku, pasi sezoni është i gjatë dhe Ferrari i ka të gjitha mundësitë të rikthehet te fitorja në Formula 1. “Me qetësi dhe me kujdes, do të analizojmë motivet e kësaj paraqitje të dobët në Spanjë. Problem ishin gomat dhe duhet të kuptojmë se përse tek ne funksionuan ndryshe nga makinat e tjera. Do të përgatitemi si duhet për garën e radhës, në Montekarlo, për t’u rikthyer te fitorja në kampionat”, u shpreh Arrivabene.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Formula 1