• Arsen Hajdari, përforcimi i parë i Vllaznisë në janar

    Publikuar: 4 Jan 4:44

    Tek skuadra shkodrane mund të mos ketë afrime të mëdha në merkaton e janarit, por gjithsesi e sigurtë është që lëvizje do të ketë. E para pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh. Bëhet fjalë për mesfushorin shkodran, Arsen Hajdari. Ai ka disa ditë që është në stërvitje me kuqeblutë dhe duket se ka marrë edhe aprovimin e trajnerit Cungu për të qenë pjesë e planeve të tij. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ky i fundit, kur thotë:

    hajdari

    “Hajdari është një lojtar, i cili njihet mjaft mirë jo vetëm nga opionin sportiv shkodran, një lojtar që ka kontribuar edhe në sezonet e kaluar me Vllazninë, me shumë rezultat madje. Ai është ofruar sërish tek kjo skuadër dhe Vllaznia i ka hapë dyert për t’i dhënë një mundësi. Jam i bindur se ai, me vlerat që ka si sportiest, mund të na ndihmojë në vazhdimësi. Mendoj se ai duhet të firmosë, sepse di që kështu kanë qenë bisedimet edhe me administratorin. Ai ka disa kohë që stërvitet me ekipin B, por tashmë edhe me ekipin e parë, ndaj uroj që të japë më të mirën e tij, jo vetëm për veten, por edhe për Vllazninë”.

    cungu-2

    Nisur nga këto fjalë, tashmë pritet vetëm firma në kontratë, ngaqë edhe vetë lojtari nuk duket se ka ndonjë pretendim të madh financiar. Hajdari është një lojtar, i cili njihet për vlerat e tij, ndonëse në dy sezonet e fundit ka kaluar një moment jo të mirë. Gjithsesi, nga ajo çfarë po shfaq aktualisht në stërvitje, mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për kuqeblutë, në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

    [interaction id=”5855b44b8780aab73878b24b”]


    Lexo postimet e tjera