Connect with us

Premier League

Arsenal i Allegri-t do të ketë 2 lojtarë të Juventus dhe 1 të Milan

Arsene Wenger është nën një presion të madh pasi Arsenal-i i tij u shkatërruar 5-1 përsëri nga Bayern Muncih të martën në mbrëmje. Tashmë janë të pakët ata tifiozë të “Topçinjve” besojnë akoma te trajneri francez, i cili pritet t’i thotë lamtumirë klubit londinez në fundin e këtij sezonit. Bashkë me të mund të largohen Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez. Pyetjet që bëhen tani janë kush do të jetë pasuesi i tij dhe cilët do të jenë përforcimet e trajnerit të ri? Emri më i mundshmë për të qenë pasardhësi i Arsene është trajneri aktual i Juventus Massimiliano Allegri që, sipas shtypit anglez, ka arritur një marrëveshje me klubin e Premier League dhe në fundin e këtij sezonit pritet t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër” pasi të ketë shkruar hisotrinë me këtë të fundit duke fituar titullin e gjashtë radhazi në kampionatin italian. Por nuk përjashtohen edhe bonuset: Champions + Kupa e Italisë.

Kështu, e përditshmja angleze “Daily Star” ka bërë një hipotezë në lidhje me atë që mund të jetë formacioni i Arsenal vitin e ardhshëm nën drejtimin e teknikut livornez. Një ekip që do të ketë katër emra të mëdhenj, dy prej të cilëve duhet të merren nga klubi i tij aktual, Juventus. Skema e re e “Topçinjve” do të jetë 3-5-2, ndërsa interpretuesit do të jenë: Donnarumma, portieri adoleshent i Milan dhe e ardhmja e portës së Italisë; Mustafi dhe Koscielny, të cilët do të aktivizohen në krah të Giorgio Chiellini-t; Bellerin, Ramsey, Xhaka, Wilshere, që do të kthehet nga huazimi, dhe Alex Sandro në mesfushë; Welbeck dhe Morata në sulm.

Më shumë nga Premier League