Champions League

Arsenal-Bayern, ka surpriza në formacionet zyrtare!

“Emirates Stadium” sonte (20:45) premton një ndeshje spektakolare! Arsenal do të presë Bayern-in për sfidën e kthimit në fazën e tetësheve në Champions League, pas humbjes 5-1 në përballjen e parë të zhvilluar në Mynih. Dy trajnerët respektivë, Arsene Wenger dhe Carlo Ancelotti, sapo kanë bërë të ditur formacionet zyrtare dhe surprizat nuk mungojnë. Kështu, francezi ka vendosur ta nisë me kilianin Alexis Sanchez, i cili në fundjavë mungoi në kampionat, teksa bie në sy aktivizimi i dyshes shqiptare Mustafi-Xhaka.

https://www.youtube.com/watch?v=T0198ifziIA

Lajmi befasues nga Don Carlo është mungesa e gjermanit Thomas Müller. 57-vjeçari ka preferuar të luajë me këmbëshpejtin Thiago Alcantara si trekuartist, edhe pse kampioni i botës vijon të jetë dëshpërimisht në kërkim të golit. Mbrojtësi Mats Hummels rikthehet si titullar pas dëmtimit të fundit që ka pasur, teksa dyshja “Robbery” gjithashtu do ta nisë nga minuta e parë.

Arsenal: Ospina – Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal – Xhaka, Ramsey – Walcott, Chamberlain, Sanchez – Giroud

Bayern: Neuer – Rafinha, Martinez, Hummels, Alaba – Alonso, Vidal – Robben, Thiago, Ribery – Lewandowski

Më shumë nga Champions League