• Arsenal-Bayern po afron, Neuer tremb bavarezët

    Publikuar: 6 Mar 4:04

    Trajneri Carlo Ancelotti ka marrë një lajm të keq. Në prag të ndeshjes së nesërme, Arsenal-Bayern, portieri i bavarezëve, Manuel Neuer, raportohet se ka probleme me këmbën e djathtë. Ai aktualisht po mban një fashetë në pjesën e pulpës dhe të thembrës. Lajmi vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila dje në mbrëmje publikoi dy foto të 30-vjeçarit, teksa stërvitej në rërë pikërisht për të mos rënduar këmbën.

    Ndeshja në “Emirates Stadium” do të jetë vendimtare për kampionët e Gjermanisë, të cilët kërkojnë me çdo kusht të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ata kanë fituar 5-1 në sfidën e luajtur në Mynih më 15 shkurtin e kaluar, por nuk ndihen aspak superiorë ndaj kundërshtarëve. Nëse Neuer mungon, skuadra nuk do të jetë kurrsesi ndryshe. Në vend të tij mund të luajë portieri Sven Ulreich, por ai është vite dritë larg kapitenit të Gjermanisë.


    Lexo postimet e tjera