Merkato

Arsenal është një hap larg portierit të Zvicrës…

Arsenal ka intensifikuar bisedimet për të kompletuar blerjen e portierit të Borussia Mönchengladbach, Yann Sommer.

Unai Emery ka bërë pesë blerje që kur është emëruar trajner i “topçinjve” mes të cilëve edhe portierin Bernd Leno, por mesa duket kërkon të shtojë konkurrencën në kuadratin e portës së Arsenal.

David Ospina dhe Petr Cech, portierët e sezonit të kaluar, me shumë gjasa do të largohen, ndërsa shtypi gjerman ka shkarkuar se kandidatët për numrin 1 do të jenë Leno dhe Sommer.

Sommer ishte portier i Zvicrës në “Rusi 2018” dhe në moshën 29-vjeçare duket se ka përvojën e duhur për të luajtur në një klub të madh, pas katër viteve me M’Gladbach.

Më shumë nga Merkato