Merkato

Arsenal interesohet për Torreira

Arsenal pritet të bëjë një lëvizje për të blerë mesfushorin e Sampdoria-s Lucas Torreira teksa trajneri i ri Unai Emery vazhdon të kërkojë përforcime defensive.

Torreira, 22 vjeç, do t’i bashkohej Lichsteiner si pjesë e një numër të madh lojtarësh të projektuar për të konsoliduar skuadrën e spanjollit.

Sipas Di Marzio, Torreira ka shumë dëshirë të shkojë tek Arsenal dhe mund të sigurohet për rreth 25 milionë euro.

Napoli gjithashtu thuhet të jetë interesuar për mesfushorin shtatshkurtër, i cili iu bashkua Samp-it nga Pescara më 2015 dhe do të konkurronte me Granit Xhakan për një vend në mesin e fushës.

Torreira është një tjetër emër me mentalitet defensiv që kërkohet nga Emery.

Përveç tij kërkohen edhe emra si Benatia dhe Sokratis i Dortmund. Fokusi i trajnerit spanjoll është mbrojtja dhe mesfushorët me tipare mbrojtëse, pasi ai mendon se në sulm klubi është i kompletuar.

Më shumë nga Merkato