Merkato

Arsenal kërkon dështimin 25 milionë eurosh të Serisë A

Arsenal po interesohet për mbrojtësin e Napoli-t Nikola Maksimovic. 25-vjeçari është transferuar te Napoli nga Torino për 25 milionë euro. Megjithatë, ai ka patur vështirësi të gjejë hapësira në formacionin titullar, me Raul Albiol dhe Kalidou Koulibaly që janë dy të preferuarit e trajnerit Sarri në qendër të mbrojtjes. Ish-lojtari i Cervna Zvezda-s ka luajtur vetëm 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar dhe vetëm dy në këtë sezon, kundër SPAL dhe Feyenoord.

Tani, sipas “Guerin Sportivo”, Arsenal e ka vënë në shënjetsër 25-vjeçarin dhe mund të bëjë një ofertë për të në merkaton e janarit. Por “Topçinjtë” nuk janë të vetmit që interesohen për qendërmbrojtësin, i cili po ndiqet edhe nga Inter. Maksimovic, kontrata e të cilit me Napoli-n skadon në 2021-in, është pjesë e kombëtares së Serbisë dhe ka luajtur 19 ndeshje me ngjyrat e vendit të tij. E fundit ka qenë në fitoren 1-0 të marrë kundër Gjeorgjisë që i siguroi serbëve kualifikimin në Kupën e Botës.

Më shumë nga Merkato