• Arsenal do Lemina-n, Juventus kërkon 23 milionë euro

    Publikuar: 19 May 8:29

    Arsenal po përgatitet të përjetojë një fund sezoni shumë delikat. Kufiri mes ferrit dhe parajsës ndahet nga një hap. “Topçinjtë” janë në vendin e pestë në renditje dhe kanë pak shanse për të siguruar kualifikimin në Champions League, Liverpool, që ka një pikë avantazh, do të presë Middlesbrough në shtëpi, me këta të fundit që vitin e ardhshëm do të luajnë në Championship dhe që nuk duhet t’i krijojnë shumë probleme ekipit të Klopp. Trajneri Wenger beson akoma dhe pretendon që lojtarët e tij të bëjnë detyrën e tyre duke fituar ndaj Everton: “Vendi i katërt? Ne duhet të marrim tri pikët, duam të jemi në lojë deri në fund”. Francezi nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij, e cila do të zbulohet pas finales së Kupës së Anglisë, që Arsenal do të luajë 27 majin e ardhshëm kundër Chelsea-it: “Ajo e së dielës do të jetë ndeshja ime e fundit me Arsenal në “Emirates”? Në këtë sezon, po, po nuk mund të flas për të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë, për të ardhmen time do të flasim pas finales së Kupës së Anglisë”.

    Ndërkohë, në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë sezoni i Arsenal dhe për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Wenger, drejtuesit e klubit londinez kanë filluar të mendojnë për merkaton. Alexis Sanchez dhe Ozil janë një hap larg rinovimit, por pa Champions të dy mund të vendosin të largohen. Giroud, i cili nuk është më titullar dhe pavarësisht se ka rinovuar kontratën, mund të pranojë ofertën e Marseille, që e ndjek prej kohësh. Por do të ketë lëvizje edhe për sa i takon blerjeve. Arsenal-it, në fakt, i pëlqen shumë juventini Mario Lemina. Sipas të përditshmes “The Guardian”, lojtari duket se ka rënë dakord për transferimin, ndërsa bardhezinjtë kanë kërkuar 23 milionë euro për mesfushorin. Marrëveshja mund të mbyllet pa shumë probleme. Në fund, për sa i takon mbrojtjes, duhet kuptuar nëse Bellerin do të qëndrojë apo jo me “Topçinjtë”.

     

    [interaction id=”591f36256a73779b6fcfa213″]


    Lexo postimet e tjera