• Arsenal mohon interesimin për Tuchel!!!

    Publikuar: 20 Mar 8:02

    Klubi i Arsenal mohoi se ka kontaktuar me trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, si zëvendësues i mundshëm i Arsene Wenger. Kontrata e francezit përfundon në fund të qershorit, por ai ka në tryezë një ofertë për rinovim dy vjeçar nga londinezët, të cilin nuk e ka firmosur ende. 67-vjeçari Wenger tha se shumë shpejt do të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo në krye të klubit ku punon prej 20 sezonesh, megjithatë ai është vënë në qendër të kritikave të tifozëve, pasi skuadra ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit.

    BVB boss Thomas Thuchel was delighted with Gotze's best performance since his comeback

    Humbja e fundit, 3-1 ndaj WBA, ditën e shtunë, e zbriti Arsenal në vendin e gjashtë të Premier League dhe skuadra rrezikon të mungojë në Champions League për herë të parë që nga viti 1996. Gjithmonë Wenger e ka çuar Arsenal në Ligën e Kampioneve. Në këtë edicion, Arsenal u eliminua nga Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 10-2 dhe mundësia e vetme për të fituar trofe vjen nga Kupa e Anglisë ku do të ndeshet me Manchester City në gjysmëfinalen e 23 prillit.

    Tuchel's Dortmund are in the Champions League last eight this season and face Monaco

    Shtypi gjerman, në saktësisht gazeta “Bild”, ka titullar në faqen e parë të saj se Tuchel ka nisur bisedimet me drejtuesit e Arsenal, por këta të fundit kanë mohuar gjithçka në një konferencë për shtyp. Tuchel mori drejtimin e Borussia Dortmund, pas largimit të trajnerit aktual të Liverpool, Jurgen Klopp, në verën e vitit 2015. Ai e ka udhëhequr ekipin drejt çerekfinaleve të Champions League, ndërsa është edhe në vendin e tretë të kampionatit gjerman.


    Lexo postimet e tjera