Merkato

Arsenal mposht Liverpool për firmën e 15-vjeçarit të Barcelona-s

Arsenal ka siguruar marrëveshjen me Joel Lopez të Barcelona-s, sipas raporteve nga Spanja.

15-vjeçari ka luajtur për Cadeta A të Barcelona-s dhe i është ofruar një kontratë nga kampionët spanjollë.

Por sipas Sport, Lopez  ka thënë Barcelona-s se ai nuk do të rinovojë me klubin por do të shkojë tek Arsenal.

Lopez, i cili luan si mbrojtës i majtë, do të nënshkruajë me terma të veçantë përpara se të firmosë një kontratë personale kur të mbushë 16 vjeç.

Për shkak se nuk ishte nën kontratë me Barcelona-n, kampionët e Spanjës do të fitojnë një shifër të vogël kompensimi për stërvitjen nga Arsenal.

Edhe Liverpool ishte interesuar për talentin, por në fund ishte Arsenal që ishte më konkret duke marrë lojtarin.

Më shumë nga Merkato