Argetim

Arsenal bashkon forcat me yllin e muzikës Jay-Z!

Arsenal dhe TIDAL, kompania e stream-it të muzikës e Jay-Z, kanë zyrtarizuar partneritetin nëpërmjet mediave sociale ditën e hënë.

Falë kësaj marrëveshjeje pjesëtarët e Arsenal do të kenë gjashtë muaj falas për të përdorur shërbimet e TIDAL.

Është marrëveshja e dytë komerciale e javëve të fundit për Arsenal, pas “Visit Rwanda” që do të jetë një prej sponsorëve të fanellës.

Akoma nuk është konfirmuar shifra që do të fitojë Arsenal nga ky partneritet, por sipas Goal.com, bëhet fjalë për rreth 1 milionë euro në vit.

Jo një marrëveshje marramendëse, por prapëseprapë.

Arsenal ka bërë hapa të rëndësishëm komercialë gjatë kohëve të fundit për të forcuar markën e klubit. Diçka që do t’i lejonte të finalizonin blerje më prestigjioze.

Më shumë nga Argetim