Connect with us

Bundesliga

Arsenal nuk e heq mendjen nga ylli i Borussia-s

Marco Reus vijon të jetë një synim për Arsenal-in. “Topçinjtë” duket se janë gati të transferojnë gjermanin, nëse Alexis Sanchez apo Mesut Ozil vendosin të largohen nga “Emirates Stadium”, shkruan “Daily Telegraph”. Mesfushori i Borussia Dortmund-it është përmendur prej kohësh si një alternativë për skuadrën angleze, por deri tani u ka qëndruar besnik verdhezinjve. Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë.

Kontrata aktuale e Reus-it në “Signal Iduna Park” përfundon në vitin 2019, por Arsene Wenger do të ishte i gatshëm të bënte një çmenduri për të, nëse nuk arrin të mbajë lojtarët e tij kryesorë (qoftë edhe njërin) në Londër. Sanchez dhe Ozil së fundmi kanë nisur negociatat për rinovim, por deri tani palët s’janë dakord me kushtet e vendosura nga njëra-tjetra. Të dyve u pëlqen të jenë tema diskutimesh në merkato dhe Reus ngjan si kripa …

 

 

Më shumë nga Bundesliga