Futboll

Arsenal nuk heq dorë nga Raheem Sterling…

Arsenal nuk heq dorë nga Raheem Sterling…

Arsenal mbetet i interesuar për blerjen e Raheem Sterling nga Manchester City. Pep Guardiola votoi “kundër” shkëmbimit të Sterling me Alexis Sanchez në ditët e fundit të merkatos së verës, duke i detyruar drejtuesit e klubit të ofronin vetëm para kesh për kilianin. Trajneri i City deklaroi se Sterling ishte pjesë e projektit të tij te Manchester City dhe se kishte për të luajtur një rol të rëndësishëm në “Etihad”, por mesa duket 22-vjeçari i kombëtares angleze preferon të jetë titullar dhe lider në Londër, me fanellën e Arsenal.

Law is a close ally of manager Arsene Wenger but he wants to return to the United States

Manchester City do të rikthehet në sulm për Sanchez gjatë janarit dhe mendohet të ofrojë deri në 30 milionë euro, ndërsa Arsenal, sërish në merkaton e dimrit do të bëj sondazhe dhe takime për Sterling dhe për Thomas Lemar të Monaco. Por duke nisur që sot, Wenger nuk do të ketë më krahun e djathtë në merkato, negociatorin Dick Law, i cili pas tetë vitesh punë me “topçinjtë” ka vendosur të kthehet në SHBA për arsye personale. Klubi ka emëruar Huss Fahmy, ish-drejtuesi i skuadrës së çiklizmit “Team Sky” si negociatorin provizor (njeriu që takon menaxherët) të Arsenal.

Më shumë nga Futboll