Europa League

Arsenal-Sporting, fitorja i siguron kualifikimin londinezëve

Arsenal mund të sigurojë kualifikimin në raundin pasardhës të Europa League nëse fiton këtë të enjte kundër Sporting-ut të Lisbonës, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Grupit E.

Fitorja 1-0 e marrë para dy javësh ka qenë e para për londinezët në tokën portugeze pas pesë tentativash (2 barazime, 3 humbje). Megjithatë, ata kanë një ecuri shumë më të mirë në takimet e luajtura në shtëpi kundër skuadrave portugeze, duke fituar katër ndeshjet e fundit radhazi me një rezultat të përgjithshëm 17-0.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Topçinjtë” kanë luajtur vetëm 8 ndeshje në shtëpi në formatin modern të Europa League, duke humbur vetëm një (5 fitore, 2 barazime, 1 humbje), por duke pësuar gola në pesë të fundit. Kjo ka ndodhur me rregullsi edhe në ndeshjet që Arsenal ka luajtur në Angli (kampionat dhe kupë), me të dy skuadrat që kanë shënuar gol në tetë takimet e fundit e luajtura në shtëpi nga londinezët.

Sporting, nga ana tjetër, ka patur vështirësi në takimet e luajtura në transfertë, duke marrë vetëm shtatë pikë nga 15 të mundshmet në kampionat (2 fitore, 1 barazim, 2 humbje). Gjithashtu, ata kanë pësuar gol në të gjitha këto takime. Për sa i takon ecurisë në Europa League, Sporting ka fituar gjashtë nga 16 ndeshjet e luajtura larg shtëpisë (6 fitore, 1 barazim, 9 humbje).

Ecuria e tyre në takimet e luajtura në Angli është akoma më e keqe, me Sporting që ka fituar vetëm 2 nga 11 sfida e luajtura në transfertë (2 fitore, 2 barazime, 7 humbje). Ndërkohë, Arsenal ka shënuar dy ose më shumë gola në 12 nga 15 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi dhe tre ose më shumë në nëntë.

Më shumë nga Europa League