Connect with us

Futboll

Arsenal, sulmuesi konfirmon rinovimin e kontratës!

Olivier Giroud ka konfirmuar se ai është shumë pranë rinovimit të kontratës me Arsenal. Sulmuesi francez, i cili ka edhe 18 muaj kontratë me klubin, po kalon një moment të shkëlqyer forme dhe ka bindur klubin të vazhdojë bashkëpunimin. Giroud ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste në katër ndeshjet e fundit me Arsenal, përfshi edhe golin me stil “akrep” kundër Crystal Palace, golin e barazimit në minutën e fundit të ndeshjes në Bournemouth dhe golin e fitores tre minuta para fundit ndaj Preston në Kupën e Anglisë.

Duket se për paraqitjet në dy muajt e fundit, ku në total numëron 10 gola në 8 ndeshje, e kanë shpërblyer 30-vjeçarin Giroud me rinovimin e kontratës. “Jemi shumë pranë arritjes së marrëveshjes për shtyrjen e kontratës, – tha francezi për “Telefoot”. – Eshtë edhe një gjest besimi. Unë dua të vazhdojë aventurën këtu, te familja ime Arsenal. Ndihem shumë mirë në këtë ekip. Kam folur me trajnerin Wenger dhe më vjen mirë që ai mendoj se jam një futbollist i rëndësishëm. E dija se do të vinin golat edhe kur më kritikonin. Sulmuesi duhet të mësojë të jetë i durueshëm, të punojë në stërvitje dhe të shfrytëzojë momentin e tij.”

Më shumë nga Futboll