Europa League

Arsenal, Wenger: “Fitore e rëndësishme ndaj Milan, por s’ka përfunduar…!”

Pas fitores 2-0 ndaj Milan në “San Siro”, trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, u shpreh i kënaqur për mediat, ndonëse theksoi se gjithçka është akoma e hapur, për në ndeshjen e kthimit, duke vlerësuar edhe punën e bërë nga trajneri i kuqezinjve. “Dëshmuam shpejtësinë tonë të lojës, sidomos gjatë pjesës së parë. Në pjesën e dytë u treguam disi më të kujdesshëm dhe racionalë”, komentoi Wenger për “Sky Sport”.

 

“Për ne ishte e rëndësishme të fitonim sot, por nuk kemi përfunduar akoma misionin. Fituam këtë ndeshje, por ende nuk jemi të kualifikuar. Duhet të përqendrohemi për javën tjetër. Milan dhe Gattuso së fundmi kanë ecur shumë mirë. Mbrëmjen e sotme treguan se kanë shpirt gare dhe karakter. Luftuan për 90’ minuta. Po bën një punë të mirë. Tani jemi ne në avantazh, por nuk ka përfunduar. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e kthimit”, deklaroi trajneri i Arsenal.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Europa League