Kampionatet në Europë

Arsenali do të ofrojë 40 milionë euro për Benzema

Arsenali është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, thotë “Diario Gol”. Francezi 30-vjeçar ka kaluar një sezon të vështirë në Madrid dhe në raport thuhet se Sergio Ramos i ka thënë presidentit të klubit, Florentino Perez, ta shesë atë.

Për largimin e tij janë dakord edhe një pjesë e mirë e tifozëve, të cilët tashmë i kanë kushtuar më shumë se njëherë vërshëllima francezit në “Santiago Bernabéu”. Benzema është një nga ata lojtarë, i destinuar të largohet këtë verë, por problemi i presidentit është se askush nuk e dëshiron atë.

Ose të paktën me çmimin që po kërkon. Ofertat për Karim Benzema janë qesharake. Klubi i vetëm për momentin, që ka qenë i interesuar minimalisht për “9”, është Arsenali. Londinezët janë të gatshëm të shpëtojnë Karimin nga Madridi, por, siç është thënë nga Florentino, ata nuk japin më shumë se 40 milionë euro.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë