Futboll

Arsenali ka një “armë sekrete” për të bindur yllin e La Ligës

Arsenali ka një “armë sekrete” për të bindur yllin e La Ligës

Alexandre Lacazette tek Arsenali ka një trajner francez, por duket se nuk i mjafton. Ai do që i gjithë sulmi i “Topçinjve” të jetë i tillë, duke ëndërruar që Antoine Griezmann verën e ardhshme të transferohet në Londër. Meqë atje luan edhe Olivier Giroud, golat do të flasin frengjisht.

Griezmann aktualisht luan tek Atletico Madrid, por nuk është më sekret se qëllimi i tij është të provojë një aventurë tjetër. Ai mund të largohej që verën e kaluar, duke e marrë miratimin nga klubi, por dënimi i madrilenëve me bllokim të transferimeve e bëri të ndryshonte mendje. “Nëse më bën një vizitë në Londër, do t’i kërkoj të vijë tek Arsenali. Jemi shokë shumë të mirë dhe ia kalojmë mirë me njëri-tjetrin. Nofkat i kemi Griezzy dhe Lacaz”, – thotë Lacazette për revistën “Match of the Day”.

I pyetur se cilët lojtarë i përshtaten më shumë në lojën “FIFA 18”, 26-vjeçari përgjigjet duke përmendur edhe një lojtar të Bayern-it. “Do të thoja Griezmann dhe Corentin Tolisso! Ashtu si në ‘FIFA Ultimate Team’, kemi një lidhje të fortë dhe nuk kemi nevojë të flasim për të kuptuar lëvizjet e njëri-tjetrit në fushë. I njoh prej kohësh!”

Wenger, dëgjoje lojtarin!

Më shumë nga Futboll