Premier League

Arsene Wenger zgjedh pasardhësin për stolin te Arsenal

Arsene Wenger ka mbështetur Mikel Arteta për të marrë vendin e lënë bosh prej tij si trajner i Arsenal. Arteta është kandidatura më e fortë për të drejtuar “topçinjtë”, pasi emra të tillë si Allegri, Low dhe Luis Enrique nuk ishin të disponueshëm. Julian Nagelsmann konfirmoi se do të qëndrojë te Hoffenheim, kësisoj ish-mesfushori i Arsenal me shumë mundësi do të ulet në stolin e “Emirates Stadium”.

Wenger mendon se 36-vjeçari, që ka punuar për dy sezone si ndihmës i Pep Guardiola, është profili ideal për të drejtuar londinezët.

“Unë mendoj se ai i ka të gjitha mundësitë për të drejtuar Arsenal dhe më vjen mirë që është mes favoritëve, – tha Wenger. – Si futbollist ka qenë lider dhe ka pasur gjithmonë pasion për këtë sport. Ai e njeh mirë klubin, ka qenë kapiten dhe përse jo? Mund të jetë trajneri i duhur.”

I pyetur nëse spanjollit ndoshta i mungon përvoja, Wenger shtoi: “Unë i kam dhënë shumë përvojë kur e kisha futbollist, gjithashtu në stafin e tij do të jenë Steve Bould dhe Jens Lehmann, që do ta ndihmojnë. Edhe puna si ndihmës i Guardiola e ka rritur, kësisoj mendoj se i ka të gjitha cilësitë për të qenë trajner i Arsenal.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League