Futboll

Arsyeja e largimit të Sane nga përfaqësuesja gjermane

Leros Sane është larguar nga kombëtarja gjermane për t’i qëndruar pranë të dashurës së tij e cila ka sjellë në jetë fëmijën e parë të lojtarit.

Trajneri Joachim Low i dha leje sulmuesit të Manchester City-t për t’u larguar nga baza e Munich për arsye personale dhe ka qenë me të dashurën e tij për lindjen e fëmijës së parë Rio Stella, ai nuk do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Perusë.

“Jam shumë i lumtur që jap lajmin e lindjes së vajzës sime,” shprehet Sane në Twitter.

Sane took to Twitter on Saturday to announce that his daughter had been born

“Mamaja dhe fëmija janë mirë. Falënderoj trajnerin e Gjermanisë Jogi Low që më la të largohesha për të qenë aty për lindjen e vajzës sime. I uroj fat ekipit për ndeshjen e radhës!”

Sane u fut në shtatë minutat e fundit ndaj Francës teksa Gjermania barazoi pa gola në Allianz Arena.

Më shumë nga Futboll