Kampionatet në Europë

Arsyeja është jeta private, Neymar ndryshon shtëpi në Paris

Neymar është dashur të shkojë në një shtëpi tjetër. Ai jetoi në Bougival, një qytet i qetë, me më pak se 9000 banorë, ku hyrje-daljet e e tij të shpeshta nuk i shqetësonin fqinjët. Në këtë rast, ka qenë e kundërta. Fqinjët e shqetësonin atë. Shtëpia luksoze ka 1000 metra katrorë sipërfaqe, plus bodrum, pishinë dhe një kopsht prej 5000 metrash katrorë, si dhe një mur rrethues 170 centimetra të lartë, nga i cili njerëzit nuk hezitonin të hidheshin për t’iu afruar lojtarit brazilian.

“Le Parisien” publikon se arsyeja që lojtari i PSG-së ka vendosur të ndryshojë shtëpinë e tij është pikërisht kjo. Ai nuk e ka gëzuar jetën private, pasi njerëzit do ta mësynin në shtëpinë e tij për të marrë fotografi, ose për të kërkuar autografe. Prej tani futbollisti do të jetojë në një zonë shumë më të sigurtë të Parisit.

Më shumë nga Kampionatet në Europë