Mix Vendi

Asambleja e jashtëzakonshme e shtangës, ja 6 anëtarët e rinj të KE-së

Asambleja e jashëtzakonshme e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes zhvilluar në kryeqytet ka zbuluar 6 anëtarët e rinj të kryesisë. Në fund të një votimi të fshehtë, ku në garë për 6 vende ishin 13 kandidatë, fitues kanë dalë: Anxhelo Koleka e Erjon Kanxheri me 13 vota, Odise Moçka me 14 vota, Edlir Memaj me 13 vota, Baftjar Abazaj me 11 vota dhe Klaus Toska me 10 vota. Ndërkohë që presidenti i FSHP-së, zgjedhur në pranverën e këtij viti, është Theodhori Masllavica.

Zgjedhjet e reja në KE-në e Federatës së Peshëngritjes u bënë pas dorëheqjes së mjaft anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pas skandalit doping që përfshiu sërish këtë sport (2 raste doping këtë vit). Nga ky skandal dha dorëheqjen edhe ish-presidenti Elez Gjoza, ndërkohë që shtanga është përjashtuar 2 vjet nga eventet olimpike nga KOKSH. Por tashmë ka nisur një epokë e re në sportin e peshëngritjes, me një staf të ri drejtues, që pas përfundimit të zgjedhjeve ka marrë mbështetjen si nga KOKSH ashtu dhe nga Ministria e Sportit.

Më shumë nga Mix Vendi