Merkato

Asamoah: E di rivalitetin mes Inter dhe Juve, por kam ardhur për të fituar

Kwadwo Asamoah nuk sheh asnjë ndryshim mes veteranëve të Inter dhe atyre që sapo kanë ardhur në ekip.

Mbrojtësi i majtë i është bashkuar Inter-it pasi firmosi për tre vite nga Juventus.

Asamoah thotë se skuadra e Spalletti-t ka filluar mirë përgatitjet teksa synimi është të përmirësohet nga vendi i 4-t i sezonit të kaluar.

“Nuk kemi shumë që jemi njohur me njëri-tjetrin por nuk kam dalluar asnjë ndryshim midis atyre që kanë vite këtu dhe atyre që sapo kanë ardhur.

“Kam folur me trajnerin dhe punëtorët e Inter. Jam i bindur se do të bëjmë mirë. Inter është në rrugën e duhur dhe unë dua të jem pjesë e këtij projekti.”

Megjithëse ka arritur shumë suksese tek Juventus, ai shprehet se nuk është i shqetësuar për duelin me ish-ekipin e tij me fanellën e Inter.

“Nuk jam duke menduar për atë gjë. Kam ardhur këtu për të punuar dhe për të ndihmuar ekipin tim. E di shumë mirë rivalitetin e mes dy klubeve por kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën time.”

Më shumë nga Merkato