Futboll

Asani: S’jam lider, dua të largohem me titull!

Fjalëpak, i ndrojtur pak para kamerave, ndryshe nga ajo që jep në fushë u shfaq sulmuesi Jasir Asani në konferencën e sotme për shtyp. Numri 10 i “demave” ishte përzgjedhur për të folur para takimit me Luftëtarin. Shqiptari i Maqedonisë u përfol për një interesim nga skuadra e Istanbul Basaksehir.

Asani tregoi se pse kuptohet aq mirë me Malën dhe Asanin. “Jemi si familje e madhe dhe punojmë shumë në stërvitje. Stërvitemi shumë për këtë”.

Sezonin pozitiv në gola ja dedikon trajnerit Skënder Gega. “Kur erdhi profesor Gega na dha liri të gjithëve. Është e vështirë të luash nga minuta e parë këtu. Jam i lumtur edhe kur shënoj edhe kur asistoj”.

Me këmbë në tokë dhe modest shfaqet kur pyetet nëse është lider. “Nuk jam lider”.

Ndeshja me Luftëtarin natyrisht që vlerësohet maksimalisht dhe e konsideron të vështirë Asani. “Vitin e kaluar e pamë se kush ishte Luftëtari, nesër na pret ndeshje e rëndësishme. Do të japim maksimumin”.

Në lidhje me interesimin e Basaksehirit. Ai thekson se është i fokosuar te Partizani. “Nuk kam asgjë, tani për tani jam këtu dhe nuk mendoj asgjë tjetër”.

E kush nuk do e donte një largim me fitimin e titullit. “Do të ishte më e mira ashtu”.

Më shumë nga Futboll