Futboll

Asensio drejt rinovimit si shokët, klauzola e tij është… uau!

Asensio drejt rinovimit si shokët, klauzola e tij është… uau!

Pas lojtarëve si Marcelo, Isco, Dani Carvajal, Karim Benzema dhe Marcos Llorente, Marco Asensio ka radhën për të rinovuar me Real Madridin. 

Sipas asaj që njofton e përditshmja spanjolle “AS”, 21-vjeçari shumë shpejt do të firmosë kontratën e re në kryeqytet, e vlefshme deri në vitin 2023. Klauzola e tij e largimit do të jetë 500 milionë euro, e katërta më e lartë në “Santiago Bernabeu”.

Asensio më parë ka pasur mundësinë të shkojë te Barcelona, por ka preferuar vetëm kampionët e Evropës. Për të kanë shfaqur interes edhe Man. City, Arsenal dhe Bayern.

Sulmuesi i majtë është blerë për vetëm 4 milionë euro nga Mallorca tre vite më parë. Këtë sezon ai ka shënuar dy gola në kampionat dhe dita-ditës po konsiderohet si lojtar titullar nga trajneri Zinedine Zidane, me apo pa mungesa.

Më shumë nga Futboll