Futboll

“Asensio spektakolar, është futbollist i së ardhmes”

Pepe Mel, trajneri i Deportivo, rivalit të parë të Real Madrid në këtë sezon të ri në La Liga, nuk ka kursyer aspak elozhet dhe superlativat për kampionët në fuqi të Spanjës dhe Eurpës. Më në veçanti, trajneri Mel ka vlerësuar yllin e ri të madrilenëve, Marco Asensio, të cilin e etiketon si futbollistin e të ardhmes. “Asensio është një futbollist spektakolar. Ai e ka treguar këtë gjë. Asensio arrin të thyejë rreshtimet, ai depërton, gjuan, shënon. Ai arrin të realizojë një pasim pa e parë shokun e skuadrës, mund të luajë në çdo pozicion dhe shtoi kësaj edhe moshën e tij të re… ai është futbollisti i së ardhmes!”, deklaroi trajneri i Deportivo.

 

“Pres dhe parashikoj një Real Madrid të kompletuar, tashmë jo vetëm të fokusuar në kundrasulme si në sezonet e mëparshme, që me hapësira të shkatërron. Tani është një ekip shumë i mirë në posedimin e topit, në qarkullim, në rimarrjen e topit, gjithashtu edhe në mbajtjen e topit, apo edhe në lojën pa top, në markim. Ka bërë të gjithë për vete me lojën e zhvilluar. Ne do të konkurojmë, për të bërë një lojë të mirë, dhe nëse duam t’ja arrijmë, atëherë duhet të angazhohemi maksimalisht, për të dhënë 100%, ndaj një skuadre që për mua është aktualisht më e mira në botë”, u shpreh Pepe Mel, trajneri i Deportivos.

Rezultate imazhesh për pepe mel zidane

Më shumë nga Futboll