Premier League

Ashley Young tallet brutalisht me Mohamed Salah

Ashley Young është përgëzuar nga tifozët e Manchester United për paraqitjen e shkëlqyer që bëri duke neutralizuar plotësisht Mohamed Salah të Liverpool në Old Trafford.

Sulmuesi egjiptian ka shpërthyer këtë sezon të Premier League duke shënuar 24 gola në 27 ndeshje pas transferimit nga Roma në verë.

Ashley Young's savage swipe at Mohamed Salah after pocketing Liverpool ace at Old Trafford

Por 25-vjeçari u izolua plotësisht nga United në fundjavë, duke regjistruar vetëm një goditje drejt portës së De Gea-s teksa Liverpool u mund 2-1.

Jose Mourinho ka veçuar Young si komponentin kyç të fitores dhe 32-vjeçari i është përgjigjur pretendimeve se Salah ishte në “xhepin” e tij në Teatrin e Ëndrrave.

Ashley Young's savage swipe at Mohamed Salah after pocketing Liverpool ace at Old Trafford

Në një postim në Instagram, Young ka postuar një foto të tijën në stërvitje, me një mbishkrim: “Mjaft më pyetët! Ai nuk është në xhepin tim, betohem që nuk është .”

Një batutë e bukur për të filluar ditën e martë.

Më shumë nga Premier League