Connect with us

Bundesliga

Askush s’e di sa do të mungojë Götze, ja problemi

Lajm i keq për mesfushorin Mario Götze! Mesfushori i Borussia Dortmund-it pritet të mungojë për një kohë të papërcaktuar. Sipas njoftimit zyrtar që dha sot klubi verdhezi, 24-vjeçari kampion bote vuan nga një çrregullim metabolik dhe nuk dihet se kur mund të rikthehet në fushë. Në vitin 2017 ai ka luajtur vetëm 27 minuta dhe së fundmi ka vuajtur nga disa probleme muskulare, të cilat duket se janë vetëm maja e ajsbergut të shqetësimeve të tij.

“Jemi të lumtur që tani dimë arsyet për ankesat e Marios dhe jemi të bindur se pasi të rikuperohet ai do të shtojë cilësinë në skuadër me aftësitë e jashtëzakonshme që ka”, – u shpreh drejtori sportiv i nënkampionëve të Gjermanisë, Michael Zorc. “Mario do të marrë nga të gjithë ne mbështetjen maksimale”, – shtoi ai. Vetë lojtari tha: “Jam në procesin e kurimit dhe po bëj gjithçka për t’u rikthyer në stërvitje për të ndihmuar shokët e mi.”

Shërim të shpejtë, “Shpëtimtar”!

Më shumë nga Bundesliga