Kampionatet në Europë

Asnjë brazilian si Neymar, katër “hat-trick” me Barcelonën

 

Neymar Jr. ishte ylli i fitores (1-4) të Barcelonës në Las Palmas. Sulmuesi brazilian realizoi një “hat-trick” dhe e  ndihmoi ekipin e tij të dilte me tri pikë nga kjo transfertë. Duke rrëmuar nëpër statistika zbulojmë se ky ishte “hat-trick” i katërt i Neymar Jr. me fanellën e Barcelonës. Veç këtij të fundit, në Las Palmas, braziliani e ka lënë “vulën” e tij të trefishtë edhe kundër Granada (2014-2015) Rayo (2015-2016), në La Liga, si dhe kundër Celtic, në Champions (2013-2014). Njëherazi, ai bëhet i pari brazilian, që arrin të shënojë tripletën e tretë nga shtëpia, në La Liga, dhe të katërtën me fanellën e Barcelonës. Ky sukses individual u festua duke treguar një tatuazh në krahun e djathtë, duke i dhënë atij një puthje.

Më shumë nga Kampionatet në Europë