• “Asnjë qenie njerëzore nuk vlen sa kushtojnë futbollistët!”

    Publikuar: 8 Mar 9:22

    Thomas Muller i ka cilësuar transferat e fundit të futbollistëve si absurde dhe të lidhura vetëm me të mira komerciale dhe për të qenë pjesë e cirkusit më të rëndësishëm të futbollit botëror. Sulmuesi i Bayern Munich pati një ofertë prej 85 milionë euro nga Manchester United në sezonin e kaluar, por 27-vjeçari e mbajti veten gjithmonë jashtë bisedimeve gjatë së cilave klubi gjerman vendosi ta mbajë lojtarin. Muller tha se ai është i përqendruar dhe dëfrehet në fushën e lojës, por pranoi se ka lojtarë që joshen nga paràtë dhe të mirat materiale që i rrethojnë. Manchester United bleu Paul Pogba nga Juventus, gjatë verës së kaluar, për 100 milionë euro, si pasojë e të ardhurave të mëdha që merr nga e drejta televizive, ndërsa kohët e fundit kanë joshur lojtarët edhe oferta të jashtëzakonshme financiare nga Kina.

    Bayern Munich forward Thomas Muller has spoken out on the state of modern football

    “Shifrat që paguhen në ditët tona janë absurde, – tha Muller për “GQ”. – Asnjë qenie njerëzore nuk vlen atë shumë paràsh. Në ditët moderne lojtarët e futbollit janë si të mira materiale. Por kjo nuk duhet të ndikojë te ne. Do ta vendosësh veten në një persion shumë të madh nëse fillon të mendosh për një transferim sa më të shtrenjtë. Unë jam shumë i qetë në lidhje me këtë çështje. Personalisht ka të bëj vetëm me dëfrimin në fushën e lojës. Vetëm për këtë mendoj, të dëfrehem duke luajtur mirë dhe duke ndihmuar shokët e skuadrës të fitojmë ndeshje dhe trofe. Por kur e kupton që je pjesë e biznesit kur je një futbollist. Je pjesë e një cirkusi të madh, shumë të pasur dhe është normale që të joshesh më shumë nga të mirat materiale sesa të luash futboll atje ku do dhe ashtu si do.”


    Lexo postimet e tjera