RUSI 2018

Aspas i jep fitoren Spanjës në testin e fundit para botërorit

Spanja ka treguar edhe njëherë se ka probleme në sulm Skuadra e drejtuar nga Lopetegui që pas ndeshjes me Argjentinën ka shfaqur mangësi në fazën ofensive dhe vetëm në fund të takimit arriti të shënojë një gol ndaj një ekipi inferior si Tunizia. Gjithçka ka folur qartë në favor të spanjollëve në Krasnodar Stadium, ishin ata që dominuan ndeshjen dhe krijuan aksion pas aksioni në kërkim të golit që dukej sikur nuk do të vinte kurrë.

Trajneri kishte zgjedhur Rodrigo-n në qendër të sulmit, i mbështetur nga Iniesta dhe Silva si dhe nga Isco. Në pjesën e parë ishin tunizianët ata që prodhuan dy mundësi të arta për të shënuar me Sassi dhe Sliti por u treguan të pasaktë në të dyja rastet.

Pas pushimit kishte vetëm një ekip në fushë, dhe ai ishte Spanja. Megjithëse u bënë shumë zëvendësime, spanjollët sa vinin dhe rriteshin në rendimentin e tyre dhe në fund të takimit gjetën golin e fitores falë Iago Aspas, por duhet thënë se merita ishte e Diego Costa-s, i cili bëri “çorap” mbrojtjen kundërshtare përpara se t’ia pasonte shokut të ekipit që lëshoi një predhë nga hyrja e zonës.

Më shumë nga RUSI 2018