Connect with us

Kampionatet në Europë

“Ata janë shumë të këqinj”, fraza enigmatike e Ronaldos për Pepe (video)

Te Cristiano Ronaldo ishin fokusuar sytë e të gjithëve në Portugali, në debutimin e tij në Kupën e Konfederatave, që po mbahet këto ditë në Rusi. Sulmuesi portugez shënoi në barazimin 2-2 ndaj Meksikës, ndërsa u konsiderua si “MVP” i ndeshjes nga FIFA. Kamerat televizive kanë kryer një monitorim të detajuar të të gjitha lëvizjeve dhe gjesteve të CR7 në fushë dhe kanë kapur një frazë enigmatike të Pepe për Ronaldon, kur dalin nga dhomat e zhveshjes:

“Hej, janë shumë të këqinj, janë shumë të këqinj”. Interpretimi i një fraze të tillë mund të jetë i ndryshëm. A flet ai për rivalin (Meksikën), për arbitrat, trajnerin, apo drejtuesit e klubit ku luan? Kjo është pyetja 1 milion dollarëshe, përgjigjen e së cilës e ngatërron edhe më shumë informacioni i ditëve të fundit, sipas të cilit Ronaldo do të largohet nga Real Madridi, i mërzitur nga fakti se prokuroria i ka hapur procedim penal për mashtrim tatimor.  

Më shumë nga Kampionatet në Europë