RUSI 2018

“Atë që më tha Pavard, i sugjerova të mos ia thotë mediave”

Didier Deschamps e ka cilësuar një yll të ri mbrojtësin Benjamin Pavard pas triumfit të Francës në Rusi 2018.

Pavard tejkaloi pritshmëritë duke e nisur si titullar Botërorin dhe madje goli i tij ndaj Argjentinës është shpallur si më i bukuri i turneut.

“Megjithëse nuk kishte eksperiencë, Pavard, ashtu si Hernandez në krahun e majtë, ishin brilantë dhe kanë stabilizuar prapavijën,” shprehet trajneri francez.

“Ata të dy kanë bërë një diferencë të madhe. Beniamin është bërë një yll dhe ai e meriton.

“Ai nuk është i fokusuar te media. Ai është shumë miqësor dhe vlerësohet jashtë mase nga shokët e ekipit si dhe ka shumë vetëbesim.

“Njëherë më tha: ‘Nuk kam frikë nga askush!’ Kështu që unë i thashë: ‘Mund ta mendosh këtë, por mos ia thuaj medias.”

Më shumë nga RUSI 2018