Connect with us

Futboll

Atl. Madrid: Antoine Griezmann e “qau me lot” eliminimin

I eliminuar nga Real Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve të mërkurën, Antione Griezmann nuk mundi të përmbante lotët…

Image result for antoine griezmann en larme

Ndërkombëtari francez nuk do të luajë në finalen e kompeticionit më madhor për klube në Europë, skenë e cila do të vendosë përballë njëri-tjetrit Juventus-in dhe Real Madrid-in. Goli që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke i vendosur provizorisht shifrat në 2-0 për skuadrën e Diego Simeone-s krijoi idenë se mund të ndodhte një përmbysje në “Vicente Calderon”. Por kjo hipotezë zgjati deri në golin e shënuar nga Isco, i cili i preu krahët shpresave të “Los Colchoneros” duke i lënë të gjunjëzuar në pragun e derës së Kardifit.

Antoine Griezmann, en larmes après l'élimination des Bleus en Coupe du Monde

I mundur nën shiun madrilen në fund të ndeshjes golashënuesi francez nuk ka e ka fshehur dot dhimbjen dhe ka shpërthyer në lot zemërimi. Lot të cilët të kujtojnë ato që derdhi në çerekfinale të Botërorit 2014 pas humbjes me Gjermaninë 0-1.

Më shumë nga Futboll