Connect with us

La Liga

Atletico dhe Barça sfidohen për herë të fundit në “Calderon”

Atletico Madrid dhe Barcelona do të përballen për herën e tretë brenda këtij muaji. Dy ndeshjet e mëparshme janë zhvilluar në Kupën e Mbretit dhe janë fituar nga Barcelona me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Takimi i tretë do të zhvillohet të dielën në “Vicente Calderon” ku vendasit do të kërkojnë të hakmerren për eliminim e pësuar në kupë. Skuadra e Diego Simeones është në vendin e katërt në renditje, gjashtë pikë larg Barçës që mbajnë vendin e tretë. Një fitore e bardhekuqve do ta reduktonte në tri pikë diferencën mes “Colchoneros” dhe katalanasve. Skuadra e Luis Enrique është kthyer te fitorja në javën e fundit të kampionatit duke mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Leganes pas humbjes poshtëruese 4-0 të pësuar në Champions League kundër Paris Saint-Germain. Messi me shokë, gjithsesi, nuk kanë pësuar asnjë humbje në 16 ndeshjet e fundit të luajtura në La Liga dhe një fitore në këtë takim, nëse Real Madrid do të ndalet në fushën e Villarreal, do t’i jepte atyre kreun e klasifikimit, por madrilenët kanë një ndeshje për të rikuperuar.

Historia, siç mund të pritet, është në favor të Barcelonës. Që ka fituar katër nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Atletico Madrid, duke humbur një dhe duke barazuar dy të tjerat. Ndeshja e fazës së parë, e luajtur në “Camp Nou”, është mbyllur në barazim 1-1. Për sa i takon sfidave të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në “Vicente Calderon”, të dy ekipet kanë marrë nga 11 fitore dhe 5 barazime në 27 ndeshje. Atletico ka fituar tri ndeshjet e fundit të kampionatit, por nuk ka arritur të fitojë katër radhazi asnjëherë në këtë edicion të La Liga-s. Gjithashtu, kjo do të jetë ndeshja e fundit mes madrilenëve dhe katalanasve në “Calderon” pasi Atletico do të ketë një impiant të ri duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Kjo do të jetë ndeshja numër 300 e Simeones si trajner i Atleticos në të gjitha kompeticionet. Barcelona ka shënuar 48 gola në 15 ndeshjet e fundit të La Liga-s, të luajtura në transfertë (3.2 për ndeshje) dhe është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit kundër Atletico (10 fitore, 3 barazime), ecuria e tyre më e mirë kundër një ekipi madrilen në kampionat. Lionel Messi ka realizuar 12 gola në “Calderon” (11 kundër Atletico dhe një kundër Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit, në 2012-ën). Griezmann ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit të luajtura kundër Barçës në “Vicente Calderon”.

Më shumë nga La Liga