Futboll

Atletico dhe Chelsea, takim për Diego Costa…

Atletico Madrid dhe Chelsea po bisedojnë në lidhje me gjetjen e një marrëveshja për rikthimin e Diego Costa te skuadra e Diego Simeone. Të dy klubet kanë vullnet për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe mendohet se për 40 milionë euro, plus bonuse, qendërsulmuesi do të bëhet pjesë e Atletico Madrid. Costa nuk është paraqitur në qendrën stërvitore të Chelsea dhe e ka kaluar të gjithë verën në Brazil, pasi trajneri Conte i çoi një mesazh në muajin qershor ku i shkruante se nuk ishte më në planet e tij.

Atletico Madrid players are still hoping to see Diego Costa arrive from Chelsea this summer

Diego Costa ka shprehur dëshirën për t’u kthyer te Atletico, pavarësisht se nuk mund të luajë deri në muajin janar 2018 sepse klubi madrilen është i pezulluar nga FIFA në merkato. Mesfushori Koke do ta mirëpriste rikthimin e tij. “Ne të gjithë duam që Costa të luajë me ne, por me sa di unë situata është disi e komplikuar, – tha mesfushori. – Nëse Diego vjen do të na ndihmojë shumë. Ai na njeh shumë mirë, njeh klubin dhe do të ishte një armë më shumë, qoftë edhe në janar.”

Më shumë nga Futboll