La Liga

Atletico fiton, Diego Costa “skuqet” pas golit

Atletico Madrid e ka nisur 2018-ën me një fitore 2-0 kundër Getafe dhe ka shkuar gjashtë pikë larg Barcelona-s kryesuese, me këta të fundit që do të luajnë nesër kundër Levante-s në “Camp Nou”.

Correa ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 18-të pas një asisti të marrë nga Antoine Griezmann. Goli që i ka siguruar tri pikët skuadrës së Simeone-s ka ardhur në minutën e 68-të dhe është realizuar nga Diego Costa, i cili ka marrë kartonin e dytë të verdhë pasi ka kaluar rrethimin për të festuar me tifozët.

Pavarësisht inferioritetit numerik, vendasit nuk kanë rrezikuar dhe kanë arritur ta mbrojnë avantazhin e dyfishtë deri në fund.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga