Connect with us

Futboll

Atletico Madrid e rifillon La Liga-n me fitore

Atletico e Madridit ka fituar 2-0 në fushën e vështirë të Eibar duke e nisur me këmbën e mbarë vitin 2017 të La Liga. Pas një pjese të parë të vuajtur dhe me pak rast për shënim, Saul Niguez realizoi golin e avantazh për miqtë e Simeone, ndërsa golin e dytë e shënoi Antonie Griezmann, i cili ndali një agjërim që zgjaste më shumë se 700 minuat pa gol në të gjitha veprimtaritë. Goli i dytë i Griezmann i preu këmbët skuadrës së Eibar, që deri 15 minuta para fundit ishin në lojë dhe merituan barazimin në disa situata.

Fitorja 2-0, në ndeshjen që shënoi edhe 5 vjetorin e Diego Simeone në stolin e Atletico, i ngjit “Los Colchoneros” në vendin e katërt, por ende larg nga Real Madrid kryesues. Atletico ka 31 pikë, pas 19 ndeshjeve, ndërsa Real është i pari me 40 pikë në 18 ndeshje të luajtura. Mes dy ekipeve të Madridit, janë Barcelona me 34 pikë dhe Sevilla me 33. Barcelona luan nesër në fushën e Villarreal të vendit të pestë, kurse sot në mbrëmje, Sevilla viziton Sodiedadin e vendit të gjashtë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll