La Liga

Atletico Madrid-Getafe hap javën e 18-të të La Liga-s

Java e 18-të e kampionatit spanjoll do të hapet me ndeshjen Atletico Madrid-Getafe, që do të zhvillohet të shtunën në orën 13:00. Vendasit do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Espanyol në ndeshjen e fundit të kampionatit për 2017-ën. Lajmi i mirë për bardhekuqtë është se në fazën e dytë të sezonit ata do të kenë në dispozicion sulmuesin Diego Costa, i cili e ka festuar debutimin e tij të dytë me madrilenët duke shënuar gol në fitoren 4-0 të marrë nga Atletico kundër Lleida-s,ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Spanjës.

Skuadra e Diego Simeone mban vendin e dytë në renditjen e kampionatit spanjoll dhe do të ketë mundësinë të shkojë gjashtë pikë larg kryesuesve të Barcelona-s, në rast të një fitoreje. Përballë do të ketë një skuadër si Getafe, që e ka mbyllur 2017-ën në gjysmën e sipërme të renditjes. Gjithsesi, lojtarët e Jose Bordalas kanë pasur shumë vështirësi në ndeshjet që kanë luajtur në transfertë dhe do të paraqiten në takimin e sotëm pas tri humbjesh të njëpasnjëshme të pësuara në tri ndeshjet e fundit (2 në kampionat, 1 në kupë). Për më tepër, ata nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në këto ndeshje. Duke parë se Atletico ka mbrojtjen e dytë më të mirë të kampionatit (vetëm 8 gola të pësuar në 17 takime), ka pak mundësi që miqtë ta gjejnë rrugën e golit në këtë ndeshje.


Shifra dhe Fakte

– Atletico nuk ka pësuar asnjë gol në 12 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Getafe-s.
– Në asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve nuk janë shënuar tre ose më shumë gola.
– Bardhekuqtë kanë fituar të shtatë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kundër Getafe në të gjitha kompeticionet.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga