Futboll

Atletico Madrid: “Më mirë të humbasim Griezman sesa Simeone!”

Të shesësh njërin prej futbollistëve më të mirë në mes të garës për vendin e parë? Nuk është një risk që Atletico Madrid kërkon të vuajë. Barcelona është e interesuar për Antoine Griezmann dhe është e gatshme ta mbyllë marrëveshjen që në merkaton e dimrit. Drejtori sportiv i Atletico Madrid, Gil Marin frenon shigjetat që vijnë nga kampi blaugrana duke mbrojtur punën dhe objektivat e Simeone. Gjithsesi tutela mbi sulmuesin francez mund të shtyhet deri në qershor. Në fakt për drejtuesin e madrilenëve, Atletico duhet të ruajë një filozofi që asnjë futbollist nuk mund të garantojë, por një trajner si Simeone mund të shpaloës.

Rezultate imazhesh për griezmann simeone

“Do të ishte një goditje më e rëndë të humbisnim Simeonen, sesa Griezmann. Ishte në gjendje të ndërtonte një mekanizëm që asnjë futbollist nuk mund ta realizojë i vetëm. Është praktikisht e pamundur që një klub të paguajë klauzolën prej 200 milionë euro për kaq pak kohë. Por, për rrjedhojë të vetë klauzolës, Griezmann është mirë këtu dhe Atletico nuk ka për qëllim ta shesë”, deklaroi drejtuesi i klubit të Atletico Madrid, Gil Marin.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll