Merkato

Atletico Madrid në sulm për mesfushorin e Juventus

Juventus raportohet të ketë refuzuar interesin e Atletico Madrid për lojtarin e përfaqësueses uruguaiane Rodrigo Bentacur.

Sipas Goal.com, paraqitja e tij me Uruguain në Botëror dhe Juve-n në Serie A kanë fituar simpatinë e trajnerit të Atleti-t Diego Simeone.

Duke konsideruar se nuk është një titullar i padiskutueshëm pasi konkurrenca në mesin e fushës është e tmerrshme.

Ai duhet të luftojë për një vend titullari me Khedira, Pjanic dhe Emre Can.

Gjithsesi, gjigantët italianë e konsiderojnë i një lojtar të rëndësishëm dhe me të ardhme.

Më shumë nga Merkato