Futboll

Atletico Madrid nuk thyen “bunkerin” e Leganes…

Atletico Madrid nuk thyen “bunkerin” e Leganes…

Atletico Madrid nuk ka shkuar përtej barazimit pa gola në fushën e Leganes, së ardhur nga kategoria e dytë dhe humbet terren në garën për titullin në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone është në vendin e tretë, tre pikë larg Barcelonës kryesuese dhe katër pikë mbi Real Madrid, por Barça dhe Real kanë luajtur një ndeshje më pak, atë që do të luajnë nesër në shtëpitë e tyre, përkatësisht kundër Las Palmas dhe Espanyol.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Sfida kundër Leganes nuk ishte e lehtë për Atletico, teksa kundërshtari i ardhur nga kategoria e dytë konfirmoi formën e mirë që po kalon dhe vendin e shtatë në renditje. Në një ndeshje që faktikisht nuk pati shumë emocione, Griezmann dhe Torres humbën rastet më të mira për Atletico, ndërsa Leganes mund të krenohet me faktin se në shtatë ndeshjet e para të kampionatit ka pësuar vetëm 3 gola. Vetëm Barcelona, me 2 gola të pësuar, ka pasur një mbrojtje më të mirë. Edhe portieri i Atletico, Oblak, bëri një mrekulli për të shmangur humbjen e “Los Colchoneros”.

Më shumë nga Futboll