Connect with us

Futboll

Atletico Madrid përzë Interin: “Simeone me ne deri në 2018”

Diego Simeone do të jetë trajneri i Atletico Madrid, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Konfirmimi vjen nga njëri prej drejtuesve të klubit madrilen, Jesus Gil Marin. “Do të jetë me siguri trajneri ynë në këtë sezon dhe në atë të ardhshmin”, deklaroi drejtuesi i Atletico Madrid gjatë një interviste në “La Sexta”, i cituar edhe nga e përditshmja spanjolle “Marca”. Drejtuesi i madrilenëve uron më pas që Simeone, i nominuar pikërisht sot nga IFFHS si trajneri më i mirë i vitit 2016, të mund të qëndrojë edhe për shumë kohë në krye të pankinës së Colchoneros.

Imazh i ngjashëm

Drejtuesit e Atletico Madrid kanë njoftuar rinovimin e Simeones, edhe për sezonin e ardhshëm.

“Është këtu tashmë prej pesë vitesh dhe është e kuptueshme dhe e pranueshme që të qëndrojë këtu edhe për shkak se jemi shumë të lumtur”, deklaroi Jesus Gil Marin. Në fund të fundit, vetë Cholo kishte lënë të hapur mundësinë e një rinovimi me Atleticon, teksa deklaronte: “Do të ishte e vështirë të gjeja një klub më të mirë”, ndërkohë që vetë ai më parë nuk kishte përjashtuar mundësinë për të marrë drejtimin e Interit në të ardhmen.

Më shumë nga Futboll