Futboll

Atletico Madrid, Presidenti: “Simeone është i paprekshëm!”

Të kota ëndrrat dhe përpjekjet e Everton për të rrëmbëyer trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone. Dëshira që do të mbeten të heshtura përgjithmonë, të detyruara nga kontrata afatgjatë që e lidh trajnerin argjentinas me klubin spanjoll, që skadon në vitin 2020, por gjithashtu edhe për shkak të qëndrimit të prerë të presidentit të klubit madrilen. Në një intervistë për Sky Sports, Enrique Cerezo Torres, ka reaguar në mënyrë të prerë, duke i mbyllur derën çdo oferte të mundshme për trajnerin Simeone.

“Dua ta them me zë të lartë: Simeone për ne është i paprekshëm, për futbollistët, për drejtuesit dhe për tifozët. Nuk pranoj që të ketë dyshime mbi të ardhmen e tij. Asnjë klub nuk ka patur 115 vite fantastike në vijimësi me suksese sportive. Kemi bërë mirë dhe keq, por aktualisht po zhvillojmë një sezon të mirë. Sapo ka nisur, nuk jemi as te 1/3 e kampionatit dhe jemi në garë për gjithçka”, deklaroi presidenti i Atletico Madrid.

Më shumë nga Futboll