Futboll

Atletico Madrid-Real Madrid, statistikat përpara sfidës

A ka realisht një shans Atletico Madrid për të tejkaluar Real Madrid-in pas humbjes 3-0 në ndeshjen e vajtjes në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Ja çfarë thonë statistikat e Opta-s:

Related image

Real Madrid e ka arritur gjysmëfinalen e Champions League shtatë herë radhazi. Një rekord në këtë kompeticion.

Image result for real madrid-atletico madrid champions

Cristiano Ronaldo ka shënuar 8 nga 9 golat e fundit të Real Madrid në Champions League. Goli tjetër është realizuar nga Marco Asensio.

Image result for real madrid-atletico madrid champions 2017

13 nga 14 golat e fundit të Real Madrid në Champions League janë shënuar pas minutës së 47.

Image result for real madrid-atletico madrid champions 2017

Real Madrid dhe Juventus janë të vetmet skuadra që nuk janë mposhtur në këtë sezon të Champions League (8 Fitore, 3 Barazime)

Image result for griezmann and torres

Me 13 gola në 11 ndeshje, Atletico Madrid është skuadra që ka shënuar numrin më të vogël të golave mes gjysmëfinalisteve aktuale të Champions.

Image result for cristiano ronaldo

Cristiano Ronaldo numëron 103 gola në Champions League, tre më shumë se Atletico Madrid në të gjithë historinë e tij në këtë kompeticion.

Rezultate imazhesh për cristiano grizmann

Dy barazime dhe tre humbje. Bilanci i “Colchoneros” përballë Real Madrid në 4 sezonet e fundit të fazës me eliminim direkt në Championss.

Image result for atletico madrid at santiago bernabeu 2017

Atletico Madrid nuk ka gjuajtur në portë veçse një herë në gjysmëfinalen e vajtjes. Kjo është statistika e tij më e ulët në Champions nën drejtimin e Diego Simeone-s.

Image result for atletico madrid jan oblak

Atletico Madrid numëron 16 porta të paprekura në 18 ndeshjet e fundit në Champions në “Vicente Calderon”.

Më shumë nga Futboll