Futboll

Atletico Madrid spektakolar, arkëton 100 milionë euro me Simeone në 6 vite

Një mal me para për të riinvestuar gjatë merkatos së ardhshme. Është fakt që Atletico Madrid është transormuar në një fabrikë parash. I krijon, më pas i shpenzon. Sepse duke krijuar futbollistë të profilit të lartë në akademinë e vet, për t’i shitur më pas, gjendesh gjithmonë me një thesar në dispozicion për të përdorur për përforcim. Do të jetë e njëjtë edhe strategjia e merkatos së ardhshme. Çështja e fundit ka të bëjë me Theo Hernandez, që sezonin e ardhshëm do të largohet nga Atletico Madrid, për të kaluar sipas të gjitha gjasave te Real Madrid.

L'Atletico Madrid potrà investire molto nel prossimo calciomercato grazie ai canterani

Disa tifozë mund ta interpretojnë si tradhëti, por për klubin është një marrëveshje biznesi, është tregti. Ekipi i “colchoneros” do të arkëtojë rreth 30 milionë euro për këtë transaksion. Me shitjen e Theo Hernandez Atletico Madrid arrin majat e shumës gjigante prej plot 100 milionë. Shumë janë paratë e arkëtuara nga shitjet e realizuara nga klubi i Atletico Madrid, që nga vitit 2011, kur Diego Pablo Simeone u ul në pankinën e “colchoneros”. Meritat natyrisht nuk janë vetëm të trajnerit argjentinas, por është gjithashtu e vërtetë që me “Cholo” futbollistët më pastaj arrijnë maksimumin e tyre.

Atletico Madrid

Në afro 6 vite, sipas medias spanjolle “AS”, janë arkëtuar plot 100 milionë euro, me një mesatare prej pak më shumë se 15 milionë në sezon. I pari që u largua ishte Alvaro Dominguez që në 2012 iku te Borussia Moenchengladbach për 8 milionë. Në 2013 Joel Robles u largua te Everton për 4 milionë. U nis edhe Roberto Jiménez Gago, me destinacion Olympiakos, në këmbim të 6 milionëve. Në 2015 Atletico Madrid pa të largohej Mario Suarez (destinacion Firenze) në transaksionin që solli në Madrid Savic. Mesfushori spanjoll u vlerësua 15 milionë euro. Pas disa vitesh në huazim, gjatë merkatos së fundit verore, Atletico Madrid shiti Borja Gonzalez te Swansea për 18 milionë euro.

Rezultate imazhesh për simeone atletico madrid

Ndërkohë, Porto konfirmoi se do të ushtrojë të drejtën e blerjes për Oliver Torres, falë të cilit hyjnë në kasën e Atletico Madrid plot 20 milionë euro. Për më tepër në ekipin e parë të skuadrës së Atletico janë futbollistë të rëndësishëm si Saul, Fernando Torres dhe Koke, veç të riut Lucas Hernandez. Nuk duhet harruar as De Gea, përpara ardhjes së Simeones te Manchester United për 25 milionë euro. Një mal me para, të cilat në fakt, Atletico Madrid i fabrikon vetë, për të investuar më pas.

Më shumë nga Futboll