La Liga

Atletico-Valencia, shifrat flasin në favor të vendasve

Numri dy i La Liga-s, Atletico Madrid, do të presë numrin tre, Valencia, në atë që pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar në “Wanda Metropolitano” të dielën në mbrëmje. Edhe pse e ka nisur 2018-ën shumë mirë (4 fitore, 1 barazim, 0 humbje), Valencia do të paraqitet në këtë takim pas tri humbjesh radhazi të pësuara në të gjitha kompeticionet.

Atletico, ndërkohë, ka pësuar dy humbje në Kupën e Mbretit kundër Sevilla-s, por ka qenë në formë të mirë në kampionat. Me tri fitore dhe 1 barazim në katër ndeshjet e fundit, lojtarët e Diego Simeone kanë thelluar diferencat me ndjekësit më të afërt, Valencia dhe Real Madrid. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për miqtë, të cilët nuk kanë arritur të mundin bardhekuqtë në gjashtë ndeshjet e fundit (0 fitore, 4 humbje, 2 barazime).

Më keq kanë shkuar gjërat në Madrid, ku Valencia nuk fiton prej tetë ndeshjesh (0 fitore, 5 humbje, 3 barazime). 10 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave kanë prodhuar 23 gola (2.3 për ndeshje) dhe pesë të fundit kanë sjellë 20 kartonë të verdhë (4 për ndeshje) dhe një të kuq.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga La Liga