Seria A

“Ato dy tituj të fituar me Juven kanë qenë të merituar”

Pothuajse 12 vite nga një prej skandaleve më të mëdha që ka goditur futbollin italian, “Calciopoli” është kthyer të jetë pjesë e aktualitetit falë versionit italian “Je suis TrezeGol”: autobiografia e David Trezeguet. Në librin e shkruar nga ish-sulmuesi bardhezi, i cili sot është analist sportiv, është trajtuar edhe tema më delikate e dy sezoneve nga 2005-a në 2006-ën.

“Edhe pse kanë vendosur të na i heqin dy titujt e fundit pas skandalit Calciopoli, unë ndihem kampion i Italisë 2005 dhe 2006 sepse ajo që ka ndodhur në prapaskenë nuk ka pasur lidhje me atë të kemi bërë ne në fushë”, ka shkruar francezi.

“Ato dy tituj kanë qenë të merituar, askush nuk mund të na i heqë. Mjafton të shikosh skuadrën e jashtëzakonshme që kishim. Nuk besoj se lojtarët e Inter ndihen kampionë për tiullin e marrë në tavolinë. Ka qenë një çështje burokratike dhe jo sportive”.

Trezeguet, në faqet e librit të tij, ka shpjeguar edhe arsyen pse ka kaluar tek Juventus: “Didier Deschamps, Zizou dhe Titi (Henry) më kanë bindur të shkoja atje, duke më folur për klubin, seriozitetin dhe ambiciet, për personalitetin dhe historinë”.

Më shumë nga Seria A